Rubio thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga ‘përplasja’ e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

02 mars 2025 | 16:41

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se nuk ka folur me Volodymyr Zelenskyn që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me Donald Trump.

Rubio i ka bërë këto komente gjatë një interviste për “ABC News”.

Të premten, vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar para kohe pas një përplasjeje me Trumpin dhe JD Vance në Zyrën Ovale.

Takimi ka përfunduar me tensione, që ka filluar me Vance duke i thënë Zelenskyt: “Unë mendoj se është mungesë respekti për ju që të vini në Zyrën Ovale në përpjekje për të diskutuar këtë çështje para mediave amerikane”.

Ndërsa presidenti ukrainas është përpjekur të kundërshtonte, Trumpi ka ngritur zërin dhe i ka thënë: “Ti po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore dhe kjo që po bën është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend që të ka mbështetur shumë më tepër se sa që thonë se duhet të kishin”.

Duke mbrojtur veten dhe vendin e tij, Zelensky e ka sfiduar hapur Trumpin për qasjen e tij më të butë ndaj Vladimir Putini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një marrëveshje paqeje të qëndrueshme që ne të gjithë e…