Ruçi, deputetëve: Injoroni opozitën në seancën e 13 marsit
11 mars 2019
| 13:47
Një seancë plenare do të zhvillohet të mërkurën më 13 mars në Kuvend e Shqipërisë dhe pritet që opozita të nxjerrë sërish njerëzit e saj në sheshin para Kuvendit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Duke iu referuar aksionit opozitar, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, që është zhvilluar sot me dyer të mbyllura, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë disa porosi për deputetët e majtë, raporton “Gazeta Shqip”.
Sipas tij, deputetët e PS-së duhet të injorojnë opozitën, që tashmë i ka dorëzuar mandatet.