Ruçi: Duhet një qëndrim i unifikuar për dialogun me Serbinë

07 qershor 2021 | 11:46

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar sot në Tiranë me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit ka theksuar se Kosova duhet të ruajë avantazhin me Beogradin, duke shtuar se Tirana njeh Serbinë si një palë përgjegjëse për krimet e luftës së Kosovës.

“Është e rëndësishme që Kosova të ruajë avantazhin e saj në raport me Serbinë. Kosova është një vend më i preferuar në raport me shtetet, që ne kemi pasur e kemi raport strategjik. BE-ja është e vetmja rrugë e ardhmërisë për Kosovën dhe Serbinë. Duhet një qëndrim i unifikuar për dialogun me Serbinë, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime lufte, ka fshehur kriminelë, në kërkim për dekada të tëra dhe nuk ka bashkëpunuar me gjykatat ndërkombëtare dhe justifikon krimet e veta. Koha punon për Kosovën, sepse është në anën e drejtë të drejtësisë dhe nuk do rreshtim së punuari për të”, ka thënë kryeparlamentari Ruçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja dhe ylli i TV-së, Françeska Jaçe është parë sonte…