Ruçi e Hoxhaj: Për dialogun me Serbinë të ketë unifikim të qëndrimeve politike në Kosovë

18 tetor 2018 | 15:43

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur të enjten në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj me të cilin ka biseduar për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë.

Me këtë rast është thënë se Kosova ndodhet para fazës përfundimtare të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave dhe në këtë fazë është e domosdoshme intensifikimi i kontakteve e bashkëpunimit me qeveritë e vendeve anëtare për kurorëzimin me sukses të këtij procesi.

Kryeparlamentari Ruçi, ka shprehur mbështetjen e plotë për angazhimin aktiv të Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe shtetasit e saj.

Në takim, Ruçi e Hoxhaj kanë biseduar edhe mbi çështjen e korrigjimin e kufijve, ku kanë theksuar se procesi i negociatave me Serbinë duhet të niset nga dy premisa themelore: unifikimi i qëndrimeve politike dhe institucionale të Kosovës dhe garantimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka…