Ruçi në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Kuvendi, institucion kyç

15 shtator 2019 | 13:10

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur të dielën 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Ai ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë është institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës. Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj”, ka thënë Ruçi.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, reformat në drejtësi…