Ruçi përshëndet rekomandimin e PE-së për heqjen e vizave për Kosovën
13 shtator 2018
| 22:21
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur rekomandimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.
“Rekomandimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i merituar, rezultat i përparimeve që ka bërë shteti i ri i Kosovës drejt përmbushjes së standardeve demokratike, sidomos në sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës si edhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përfshirë të drejtat e pakicave. U shpreh urimet e mia vëllezërve kosovarë, këtyre qytetarëve evropianë. Ky hap i madh drejt lirisë së lëvizjes është një hap domethënës dhe i sigurt drejt qytetërimit perëndimor. Urojmë që rekomandimi i Parlamentit Evropian të votohet nga Këshilli Evropian”, ka thënë Ruçi.