Ruçi takohet me përfaqësuesit e komunës së Preshevës dhe Bujanocit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim përfaqësuesin e Komunës së Preshevës, Armend Aliu, dhe atë të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Gjatë takimit është biseduar mbi disa çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me qeverinë e Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.
Ruçi ka vënë në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili sipas tij shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.