Rudari angazhohet për mbështetjen blegtorëve llapjanë
23 tetor 2020
| 12:26
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur të premten në takim përfaqësuesit e OJQ “Mëshqerra”. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të bujqësisë.
Nënkryetari Rudari ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e këtij sektori, dhe tha se “bashkëpunimin do ta kurorëzojmë me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi, për mbështetjen e fermerëve llapjanë”.