Rudari premton mbështetje për bizneset në Podujevë

06 mars 2020 | 14:25

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka bërë me dije se të premten ka bashkëbiseduar me pronarë të bizneseve, të cilët veprojnë në qendër të këtij qyteti.

Me këtë rast, ai ka thënë se do të angazhohet që të punojë konfrom kërkesave dhe nevojave të bizneseve në Podujevë.

“Edhe sot kafen e mëngjesit e shfrytëzova për të takuar dhe bashkëbiseduar me pronarë të bizneseve, që veprojnë në qendër të qytetit. Po i dëgjojmë hallet e tyre dhe veprimet tona do të jenë konform kërkesave dhe nevojave të tyre”, ka shkruar Rudari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë para se Albin Kurti ta merrte pozitën e…