Rudiger gjuajti gjyqtarin me shishe, ja sa mund të dënohet

27 prill 2025 | 13:25

Barcelona fitoi finalen e Kupës së Mbretit pas një 120 minutash të paharrueshme të shtunën.

Por pika kryesore e ndeshjes për shumë tifozë mbeti ajo me mbrojtësin e Real Madridit, Antonio Rudiger, i cili shpërtheu nga zemërimi në fund të ndeshjes në La Cartuja.

Antonio Rudiger mund të përballet me një sanksion të rëndë pas përjashtimit të tij në finalen e Copa del Rey. Pasi në pankinë, ai u kap nga kamerat duke hedhur një shishe drejt gjyqtarit Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Çfarë dënimi mund të marrë Rudiger?

Sipas Kodit Disiplinor të Federatës të Futbollit Spanjoll (RFEF), sulmet ndaj gjyqtarëve mund të çojnë në sanksione të rënda. Në rastet e tentativës së sulmit pa kontakt fizik, si për shembull hedhja e sendeve, sanksionet mund të variojnë nga 4 deri në 12 pezullime ndeshjesh, në varësi të ashpërsisë dhe qëllimit të aktit. Gjithashtu, nëse konsiderohet se ka pasur sjellje të rënda të dhunshme, sanksioni mund të rritet, duke përfshirë edhe gjobat e mundshme financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pëkujtuar masakrën e Mejës,…