Rudiger i vendos ultimatum Chelseas, kërkon pagë ‘stratosferike’ për të rinovuar kontratën

22 tetor 2021 | 16:31

Mbrojtësi gjerman i ka vendosur ultimatum drejtuesve të klubit anglez.

Antonio Rudiger tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean që i skadon në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes, megjithatë duket se akordi nuk po arrihet.

Sipas “Bild”, Rudiger është duke kërkuar pagë të lartë në mënyrë që të mbetet në “Stamford Bridge”.

28-vjeçari është thënë se po kërkon pagë prej plotë 400 mijë funte në jave për rinovuar kontratën, një pagë më e lartë se e Romelu Lukakut që aktualisht përfiton 350 mijë funte në javë.

Një kërkesë shumë e lartë kjo e gjermanit, por që drejtuesit e “The Blues” duhet të marrin një vendim së shpejti pasi në të kundërtën futbollisti mund të largohet në fund të ediconit si lojtar i lirë.

Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus janë tri skuadrat që duan ta kenë në ekip qendër-mbrojtësin gjerman nëse ky i fundit mbetet futbollistë i lirë në fund të edicionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ledina Qelo vazhdon të jetë një nga femrat e estradës…