Rudiger: Reali është një kundërshtar i jashtëzakonshëm

27 prill 2021 | 12:37

Për ndeshjen ndaj Real Madridit, foli edhe mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger. Mbrojtësi gjerman e ka vlerësuar këtë ndeshje si shumë të komplikuar.

“Nuk ka duele të lehta në gjysmëfinale. Reali është një kundërshtar i jashtëzakonshëm, por ne po paraqitemi shumë mirë. Mendoj se njerëzit kanë më shumë pritshmëri nga Reali sesa nga ne. Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar. Nuk shoh gjithë ditën futboll, por i kam ndjekur disa ndeshje të Realit, sidomos ‘El Clasico’-n ndaj Barcelonës. Ne po e përgatisim ndeshjen ndaj tyre si ndeshja e radhës. E dimë që ata kanë shumë histori në këtë turne, por nuk ka aspak rëndësi një gjë e tillë”, ka thënë Rudiger.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në…