Rudigeri vendos të largohet nga Chelsea
19 tetor 2021
| 13:06
Antonio Rudiger nuk do ta rinovojë kontratën me Chelsean për t’u larguar si futbollist i lirë në përfundim të këtij sezoni.
Rudiger nuk ndihet plotësisht i vlerësuar te Blutë e Londrës dhe ua ka komunikuar drejtuesve të klubit se dëshiron të provojë përvojë të re në një tjetër kampionat.
Me shumë gjasë e ardhmja e ish-mbrojtësit të Romës do të jetë në La Liga aty ku ka arritur një parakontratë me Realin e Madridit, ndërkohë që për Rudigerin interesohet edhe PSG-ja që i ka bërë një ofertë, por që mbrojtësi me shumë gjasë do të refuzojë t’i bashkohet projektit të klubit merengues. Reparti ku ka më shumë nevojë për përforcime Reali i Madridit është qendra e mbrojtjes.