Rudina Hajdari: Më kanë kërcënuar me jetë, merrni masa
28 tetor 2019
| 10:25
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari sot në parlament ka thënë se është kërcënuar me jetë.
“Është e papranueshme që një femër të kërcënohet, kam patur raste në zyrën time kur kanë ardhur persona dhe më kanë kërcënuar. Ju lutem zoti kryetar merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet nuk mund të hyjë në parlament pa u kontrolluar”, ka thënë Hajdari, transmeton “TCh”.