Rudina Hajdari rezulton pozitiv me Covid-19

01 nëntor 2020 | 17:12

Deputetja Rudina Hajdari, ka bërë me dije se është prekur nga Covid-19. Teksa thotë se simptomat i ka të lehta, bën me dije se do të izolohet dhe se tashmë do të punojë online. Në fund ka edhe një apel. ”Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve”,-shkruan Hajdari në facebook.

Postimi i plotë

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid-19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ri dalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompensuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja. Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave të tërmetit që ka goditur rajonin e…