Rudina tregon kur ka humbur virgjërinë dhe vendin ku e ka bërë…
Aktorja e humorit Rudina Dembacaj njihet për deklaratat e saj në publik aspak të kompleksuara.
Natyra e saj e drejtpërdrejtë dhe e çiltër e ka kthyer në një prej moderatorëve më të pëlqyera për publikun shqiptar.
Në emisionin “Pop Culture”, Rudina ka treguar se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë dhe vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale.
“Shumë e shëmtuar është. Unë jam rritur në periferi në Lezhë, dhe herën e parë e imagjinoja uau, sikur çfarë do të ndodhë aty.”, ka thë Rudina pasi ka bërë seks
Moderatorja ka rrëfyer se e ka humbur virgjërinë në moshën 19-vjeçare, kohë kjo kur e kishte ndjerë se duhej bërë.
Dembacaj ka thënë se “S’mu duk as vonë as herët. Kur e ndjeva e bëra. Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Mungonte një dorë regjie.”
Ajo rrëfeu se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks ka qenë në det, megjithëse për masën mund të jetë një vend jo i pazakontë.