Rugani nënshkruan për Cagliarin

02 shkurt 2021 | 12:59

Daniele Rugani rikthehet në Itali. Pas vetëm disa muajsh eksperiencë në Francë, ish-mbrojtësi ka lënë Rennes për të firmosur me Cagliarin e Eusebio Di Francescos.

Në vështirësi serioze në këtë sezon, “sardët” besojnë se me eksperiencën që do të sjellë Rugani në repartin e prapavijës do të dalin nga zona e ftohtë në të cilën ndodhen në tabelën e klasifikimit.

Me Cagliarin Rugani do të aktivizohet deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi nga Juventusi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka…