Ruge: Qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog
20 gusht 2024
| 16:11
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Boris Ruge ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, ka nënvizuar pikëpamjen e NATO-s për Urën e Ibrit, duke thënë se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.
Në një postim në “X”, ai poashtu tha se NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurtë në Kosovë për 25 vjet.
“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me Vjosa Osmanin, kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur. Për urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar Ruge.