Rugova: Çmimi edhe më i rëndësishëm pasi e fitova pas kthimit nga lëndimi

23 janar 2024 | 14:00

Albina Rugova është shpallur hendbollistja më e mirë e Kosovës për vitin 2023. Rugova e udhëhoqi Istogun drejt titullit të kampionit, Kupës së Kosovës dhe Superkupës.

Ajo kishte paraqitje të mira edhe në gara evropiane, ku Istogu ia doli të kaloi një raund me sukses. Rugova u paraqit mirë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Fatmirësisht jam ndier shumë mirë me shëndet dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi që jam kthyer nga lëndimi dhe arrita të fitoj çmimin e hendbollistes së vitit për herë të dytë. Kam besuar shumë në punën time dhe e arrita atë që kam dashur”, ka thënë ajo. Për sukseset në vitin 2023, Rugova ka deklaruar: “Vitit 2023 ishte shumë i suksesshëm për mua dhe për skuadrën, si në gara vendore ashtu edhe në gara evropiane. Pos që kemi fituar gjithë trofetë, kemi arritur të kalojmë një raund në Evropë”. Albina Rugova lidhur me trofetë e fituar ka thënë se mgjithë sfidat që kishin ja kanë arritur qëllimit. Sipas saj synimet për të rrmebyer trofetë janë të njëjta edhe në vitin 2024.

“Kemi pritur që t’i fitojmë gjithë trofetë pasi punuam dhe besuam në atë që deshëm, edhe pse kemi kaluar shumë vështirësi pasi që kushtet nuk ishin të mira në palestrën tonë. Me gjithë sfidat, ia kemi arritur qëllimit tonë. Synimet tona për vitin 2024 janë të qarta – t’i rrëmbejmë të gjithë trofetë dhe të kemi sukses në garat evropiane. I falënderoj të gjithë trajnerët e skuadrave që vlerësuan punën time”, ka shtuar Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka filluar me procesin për përpilimin e…