Rugova dhe Mylesi vazhdojnë me Prishtinën

02 shtator 2019 | 10:21

KB Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me dy basketbollistët e njohur Fisnik Rugova dhe Divine Myles.

“Qendra 208 cm e Përfaqësueses së Kosovës vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë edhe për edicionin e radhës. KB Prishtina me këtë nënshkrim është duke tentuar që ta mbajë bazën e lojtarëve vendorë nga edicioni i kaluar për të pasur komponim sa më të mirë. Rugova ka filluar stërvitjet me klubin”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina. Ashtu si Rugova ka vepruar edhe Divine Myles.

“Myles ishte fantastik në sezonin e kaluar duke u bërë pjesë e suksesit të klubit tonë në arenën evropiane. Myles karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Sa i përket lojës ofensive, Myles shquhet me depërtime të suksesshme, pasime, kërcime, si dhe precizitet të lartë pothuajse nga të gjitha pjesët e fushës. Në anën tjetër, atletizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Mylesin lojtar shumë të mirë në mbrojtje”, thuhet në njoftimin e skuadrës kryeqytetase.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë nxënësit…