Rugova, drejtor i përfaqësueseve të Kosovës
14 gusht 2018
| 18:00
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ka emëruar Granit Rugovën drejtor të Përfaqësueseve të Kosovës. Rugova do të nis punën nga data 15 gusht në zyre të FBK-së.
Duhet theksuar se Rugova vlerësohet si një prej basketbollistëve më të mirë që nga paslufta në Kosovë, derisa ai ka fituar trofe të shumtë me ekipin e Sigal Prishtinës, kurse ai për një kohë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubit të Bashkimit. Rugova po ashtu ka qenë pjesë e suksesit të Kosovës në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, kur Përfaqësuesja jonë arriti të kualifikohet në mesin e 32 kombëtareve më të mira evropiane.
Rugova së fundi është pensionuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, por edhe nga karriera aktive si basketbollist.