Rugova: Ejani të përkrahim Kosovën
Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka ftuar adhuruesit e basketbollit të jenë në palestër për ta përkrahur ekipin përfaqësues të Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë, e cila zhvillohet nesër në Prishtinë.
“Ftoj të gjithë adhuruesit e sportit që në numër sa më të madh të vijnë të enjten në palestër, sepse kemi nevojë për përkrahjen e të gjithëve. ‘Dardanët’ do të jenë të pranishëm për të na mbështetur, e që janë lojtari ynë i gjashtë në parket. Besoj shumë se atmosfera do të jetë shumë e mirë dhe se do të kënaqemi me basketboll cilësor”, ka thënë Rugova.
Lojtarët që do të prezantojnë Kosovën në ndeshjen ndaj Maqeedonisë janë Mirza Ahmetbasiq, Erjon Kastrati, Dardan Berisha, Leonard Mekaj, Valon Bunjaku, Scott Bamforth, Rron Ukaj, Ergin Grosha, Lis Shoshi, Fisnik Rugova, Alban Veseli dhe Gëzim Morina.
/Epoka e re/