
Rugova fiton në Istog me 14 vota epërsi
18 dhjetor 2017
| 16:09
Pas numërimit të votave me kusht dhe me postë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Haki Rugova është shpallur fitues i zgjedhjeve të së dielës në Komunën e Istogut.
Rugova ka mundur kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshajn me 14 vota diferencë.