Rugova flet për synimet me Bashkimin

07 shtator 2022 | 14:00

KB Bashkimi është skuadra më e vjetër në Kosovë. Prizrenasit gjithmonë kanë luftuar për trofe dhe kështu pritet edhe në këtë edicion. “Portokallezinjtë” kanë bërë disa përforcime me lojtarë të huaj dhe vendorë. Njëri ndër ta është Fisnik Rugova, i cili së fundi u aktivizua te Rahoveci, ndërsa ka fituar shumë trofe me Sigal Prishtinën dhe Pejën.

“Kemi filluar përgatitjet me kohë dhe po japim më të mirën e mundshme. Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore deri më tani, për të parë formën e skuadrës para garave”, ka thënë Rugova për faqen zyrtare të FBK-së. Bashkimi në xhiron e parë do të përballet me Vëllaznimin. Këto dy skuadra u sfiduan javën e kaluar në një miqësore.

“Të gjitha skuadrat janë bërë përforcuar në këtë edicion. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Ajo që ju premtojmë tifozëve është se, do të angazhohemi maksimalisht në çdo ndeshje që do të zhvillojnë. Ky kampionat pritet të jetë interesant dhe sigurisht se synojmë paraqitje të mira dhe të realizojmë synimet tona”, ka shtuar tutje Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi sot hulumtuesit e lartë…