Rugova i LDK-së: Jam kundër koalicionit me PDK-në dhe pazareve me postin e presidentit

11 dhjetor 2020 | 12:50

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se është kundër koalicionit me PDK-në dhe kundër pazareve me postin e presidentit.

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet konsensusi për një president konsensual, partitë politike duhet të kthehen tek sovrani.

“Në politikë duhet ruajtur parimet bazë! Jam kundër koalicionit me PDK-në dhe kundër pazareve me postin e presidentit! Po nuk u arrit konsensusi i nevojshëm për një president konsensual me kredibilitet moral, intelektual dhe që na përfaqëson dinjitetshëm, atëherë duhet kthyer vendimi te vullneti i sovranit!”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të premten është mbajtur…