
Rugova largohet nga Prishtina
Pas shumë e shumë vitesh kontribut te klubi basketbollistik, Prishtina, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku e nisi edhe karrierën.
Kjo është njoftuar nga faqja zyrtare e KB Prishtinës në rrjetin sociale, Facebook.
Rugova fitoi shumë trofe së bashku me Prishtinën, ndonëse në vitin e fundit nuk arriti ndonjë sukses me klubin nga kryeqyteti.
“Ne si klub Fisit i dëshirojmë shëndet së pari e shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhej ndër tjera në postimin e KB Prishtinës.
Njoftimi i plotë i KB Prishtina:
Faleminderit Fisnik Rugova
Pas shumë e shumë vitesh kontribut në Prishtinë, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku nisi dashurinë e parë për basketbollin.
Fisi me Prishtinën e Prishtina me Fisin kanë fituar gjithçka që mund të fitohet në basketboll.
Andaj, ne si klub Fisit i dëshirojmë shëndet së pari e shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Fisnik Rugova #7 do të jetë gjithmonë njëri nga ne.
Faleminderit Fis!
#HajdePrishtinë