Rugova: Nuk jemi ithtarë të bashkëpunimit me Listën Serbe
13 nëntor 2018
| 22:23
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se për subjektin që ai bën pjesë nuk është e dëshiruar rrëzimi i Qeverisë duke faktorizuar Listën Serbe.
Rugova, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, tha se më e pëlqyeshme do të ishte rrëzimi i Qeverisë me votat e disa deputetëve të koalicionit qeveritar.
“Në parim edhe ne LDK-ja dhe kryetari Isa Mustafa nuk jemi ithtarë të bashkëpunimit me Listën Serbe dhe faktorizimit të saj. Ne si opozitë jemi 58 deputetë të popullit mazhorancë”, tha ai.
Deputeti i LDK-së ka thënë se kjo parti është e kujdesshme për mënyrat se si do të rrëzoj Qeverinë.
“LDK është jashtëzakonisht e kujdesshme në këtë drejtim, sepse nuk na duhet pushteti duke dëmtuar shtetin”, deklaroi Rugova.