Rugova: PDK-ja shpejt mund të bëhet pjesë e qeverisë
10 gusht 2020
| 15:38
Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka komentuar përplasjet e fundit ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës LDK- AAK.
Rugova, i cili është kryetar i komunës së Istogut, ka thënë se nuk do të prishte koalicionit qeverisës me AAK-në.
Madje, ai ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të zgjerohet koalicioni qeverisës më PDK-në.“Nuk ka mundësi të prishjes së koalicionit me AAK, por nuk e përjashtoj mundësinë e bashkimit të partive tjera në koalicion, pra edhe PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë”, ka thënë ai./gazetablic/