Rugova: Pothuajse të njëjtën përmbajtje të rezolutës për dialogun e propozoi opozita
07 tetor 2018
| 18:25
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka kundërshtuar propozim rezolutën e hartuar nga koalicioni qeverisës lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se kjo rezolutë e ka përmbajtjen e njëjtë me rezolutën e propozuar nga opozita javë më parë.
Rugova ka bërë thirrje që të përfundohet seanca e jashtëzakonshme në të cilën është kërkuar miratimi i rezolutës opozitare me të cilën kundërshtohet ndryshimi i kufijve të shtetit të Kosovës.
“Pothuajse të njëjtën përmbajtje e kishte propozuar opozita javë më parë, andaj ta vazhdojmë atë seancë që ka mbetur e hapur dhe të përmbyllim një qëndrim dhe vendim konsensual në interes të rendit kushtetues të vendit”, ka deklaruar Rugova.
/Epoka e re/