Rugova: Vjosës i thashë që po duket keq duke e mbrojtur LV-në

09 qershor 2020 | 21:39

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vetëm ka dashur të këshillojë kryeparlamentaren Vjosa Osmani që të mos e mbrojë tërë kohën VV-në, por që të rreshtohet krah subjektit të saj.

“Vjosës i thashë që po duket keq duke e mbrojtur LV-në tërë kohën”, thotë ai.

Tutje ai thotë se në LDK ekziston demokracia e brendshme andaj secili mund të thotë mendimin e vet të lirë.

“Në cilën parti guxon që një nënkryetar të del kundër kryetarit. Kur flasim për demokraci të brendshme, LDK është e para dhe e vetmja. Por duhet të respektohen organet. Unë jam i djathtë. Familjarisht jam gjithmonë i djathtë. Stërgjyshi im ka qenë pjesë e Lidhjes së Pejës. E kam ditur qe koalicioni me LV-nw nuk do zgjasë me shume se 6 muaj”, ka thënë ai.

‘’Duhet të them. Më shumë se 80% e ministrave tonë janë teknokrat. Gjenerata e re e LDK’së është në qeverisje. Kur është vendosur për qeverinë Hoti. 30 anëtar të kryesisë kanë votuar për. Vetëm Vjosa Osmani nuk ka qenë aty fare”, ka deklaruar Rugova.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga gjashtë të infektuarit me koronavirus në Kosovë është…