Rui Costa zgjidhet president i Benficas

10 tetor 2021 | 17:55

Rui Costa është presidenti i 34-t i Benficas, pasi ka marrë shumicën e votave të tifozëve. Ish-mesfushori i Milanit mori gati 85% të tyre dhe kjo ishte fitorja me më shumë vota e një presidenti te Benfica.

“Fituesi më i madh i këtyre zgjedhje është Benfica. Kishim mobilizimin dhe pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje, që nuk ka krahasim në nivel kombëtar dhe shumë i rrallë në botë. Benfica del shumë më e fortë pas këtij procesi zgjedhor”, ka thënë Rui Costa, pasi u konfirmua president i klubit portugez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë humbje jete janë regjistruar sot në vend nga koronavirusi,…