Ruiz: Dua të përballem me Whyten që t’ia mbyll gojën

28 qershor 2020 | 13:34

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, ka deklaruar se dëshiron të përballet me çdo kusht me britanikun Dillian Whyte. Meksikani kërkon t’ia mbyllë një herë e mirë gojën rivalit, pas deklaratave që Whyte ka bërë kundër Ruizit.

Dillian Whyte ka deklaruar më herët se i ka ofruar pesë milionë dollarë Andy Ruiz për t’u përballur së bashku, por meksikani ka refuzuar.

“Unë kam disa prioritete në karrierën time dhe shpresoj t’i realizoj ato. Dua ta befasoj sërish botën, por dua të vë edhe pak drejtësi”, ka thënë Ruiz. “Të gjithë e dinë që dua të dueloj ndaj Furyt apo sërish ndaj Joshuas. Por, dua edhe të përballem me Dillian Whyte dhe t’ia mbyll gojën, pasi thotë shumë gjëra të pasakta për mua. Shpresoj ta arrijmë një marrëveshje për t’i treguar atij se kush jam unë”, ka deklaruar Ruiz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…