Ruizi tregon pse humbi ndaj Joshuas
08 dhjetor 2019
| 13:03
Andy Ruiz Jr pësoi humbje në ndaj Anthony Joshuas. Ai beson se humbja erdhi përshkak se ka shtuar peshë, por premton se nëse do të ketë edhe një tjetër përballje do të jetë në formë më të mirë.
“Shtova shumë peshë. Nuk dua të gjej justifikime, ai fitoi. Nëse do të ketë një ndeshje të tretë do të jem në formën time më të mirë. Mendova se do të ndihesha më i fortë. U mundova ta stërvitja dhe ta përgatisja veten për këtë ndeshje. E ndoqa shumë strategjinë e tij dhe hezitova shumë”, ka deklaruar Ruiz.