“Ruje, mos e gjuj” lansohet në Prishtinë
Është lansuar projekti “Ruje, mos e gjuj”, i cili synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.
Projekti do të implementohet nga “Green Art Center”, ndërsa mbështetet nga “Coca-Cola HBC Kosova” dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Me këtë rast është nënshkruar edhe një memorandum i bashkëpunimit.
Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, ka thënë se do të mbështesin çdo iniciativë e cila për qëllim ka mjedisin e pastër.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i “Coca-Cola HBC Kosova”, Neritan Tira, ka thënë se pavarësisht vështirësive për të menaxhuar sistemin e mbeturinave, do të përkrahin projekte të tilla.
Edhe drejtoresha ekzekutive e “Green Art Center”, Merlina Beu-Muçaj, ka thënë se do ta përkrahin këtë projekt.
“Ne bashkërisht mundemi. Do t’ia dalim dhe do ta bëjmë një Kosovë ekologjike”, ka thënë ajo. /EO/