Rukiqi: 41 për qind e ndërmarrjeve besojnë se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit

18 nëntor 2019 | 11:34

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për medie ka prezantuar të hënën hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Sipas këtij hulumtimi, Rukiqi ka thënë se 41 për qind e ndërmarrjeve të Kosovës konsiderojnë se në rast të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi do të rritët eksporti. “Në pyetjen se sa ka ndikuar Serbia në zhvillimin e bizneseve kosovare, 75 për qind e bizneseve thonë se ka pasur ndikim negativ, pra është një shoqëri dërmuese që besojnë se komplet këtë periudhën Kosova ka pasur mundësi për një zhvillim shumë më të shpejt ekonomik. Serbia ka pasur ndikim negativ për shumë arsye dhe ajo më kryesorja është kufizimi i eksportit, humbja e tregjeve, konkurrenca e padrejtë e shumë të tjera”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij, në pyetjen që lidhet me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe në atë se sa do të ndikojë që Kosova të jetë në një performancë më të mirë në zhvillimet e bizneseve nga rajoni, 41 për qind e ndërmarrjeve konsiderojnë se po, ndërsa 33 për qind ndoshta, kurse vetëm 16 për qind e ndërmarrjeve nuk konsiderojnë se do të ketë ndikim në rritjen e eksportit nga kjo marrëveshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë…