Rukiqi apeloi të hiqen barrierat ndërkufitare me Shqipërinë

19 shtator 2018 | 15:57

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi morri pjesë dhe dha fjalën e tij në ditën e dytë të Festivalit të Inovacionit në Tiranë ku po prezantohen ide inovative nga kompani të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Kryetari Rukiqi gjatë fjalës së tij përmendi barrierat tregtare që ndikojnë negativisht konkurrueshmërinë dhe potencialin inovativ dhe bëri thirrje të eliminohen ato në mënyrë që të ketë sa më shumë tregti ndërkufitare digjitale, të shërbimeve, transfer të njohurive dhe konkurrencë të drejtë. “Barrierat tregtare nuk i ndajnë vetëm tregjet por edhe njerëzit e idetë që ata kanë. Duhet të punohet bashkërisht nga dy vendet për të shtyrë përpara iniciativa që janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së potencialit inovativ”, ka thënë Rukiqi, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Abrashi pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që…