Rukiqi apelon të merren masat emergjente ekonomike ndaj koronavitusit

09 mars 2020 | 17:51

Kreu i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi ka apeluar tek institucionet e shtetit që krahas masave preventive që duhet të merren  në aspektin shëndetësor, vëmendje t’i kushtohet edhe çështjeve ekonomike.

Ai ka përmendur një sur faktorësh për të cilat duhet të fokusohemi sa i përket aspektit ekonomik.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Coronavirus, pasojat në ekonomi, çfarë reagimi duhet të kemi

– Është çështje ditësh, kur pritet te ballafaqohemi me rastet e para me Coronavirus ne Kosove;

– Ekonomia botërore është në panik për një recesion te ri;

– Bursat po shënojnë renit me dramatike, që nga viti 2008;

– Sektorë të tërë, janë të prekur nga efektet afatshkurta dhe afatgjata të Coronavirusit, përfshire turizmin, industrinë ushqimore dhe zinxhirët furnizuese, sidomos nga Azia;

– Shpërthimi i virusit në Evropë, ka nxitur ndërmarrje të masave drastike, në shumicën e vendeve evropiane, përfshire edhe mundësitë e mbylljes të kufijve;

– Mbyllja e kufijve, duhet t’na e rritë mobilizimin në shkallë maksimale, pasi që kemi varësi të madhe nga importet;

– Vetëm një shembull: Në rast të çfarëdo paniku ne nivel lokal apo më gjere, Kosova ka rezerva të miellit të cilat mund të zbrazen, brenda një periudhe t ë shkurte kohore;

– Prandaj i propozoj Qeverise dhe institucioneve tjera të rendësish për sigurinë kombëtare, që krahas masave në aspektin shëndetësor, te hartojnë një sëre masash preventive dhe proaktive, për të gjitha scenariot e efekteve te Coronavirusit, përfshire, mbylljën e kufijve dhe recesionin në nivel global. Jemi të gatshëm të ndihmojmë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla Edhe sot u vërtetua fakti që në…