Rukiqi bën thirrje që të votohet buxheti: Mosvotimi, skenar i dëmshëm për vendin

26 dhjetor 2020 | 12:54

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për media, ka bërë thirrje se para se të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme të votohet buxheti për vitin 2021 në të kundërtën thotë se do të jetë një skenarë i dëmshëm për vendin dhe se nuk mund të flitet për një rimëkëmbje ekonomike.

“Në mënyrë që të shmanget bllokada totale e vendit ne bëjmë thirrje që deputetët të jenë të arsyeshëm për aq sa ka dhënë hapësirë Gjykata Kushtetuese, që të mbajnë një seancë dhe të miratojnë buxhetin për vitin 2021 përkatësisht ndarjet buxhetore 2021. Nëse nuk ndodh kjo, jo që nuk mund të flasim për rimëkëmbje por do të jetë skenari më i dëmshëm për vendin që nga paslufta përshkak se nuk ka asnjë hapësirë ligjore dhe instrument financiar që do të mund ta mbajë funksional vendin dhe ta mbajë ekonominë në lëvizjes. Prandaj është thirrje e komunitetit të bizneseve që kjo përbërje e parlamentit në mesin e pak punëve të mira që kanë bërë për ekonominë, së paku ta përmbyllin këtë vit dhe këtë mandat me një vendim të mirë dhe të mirëpritur për biznese dhe qytetarët e vendit”, theksoi Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se nuk ka…