Rukiqi dhe ambasadori italian diskutojnë për thëllimin e bashkëpunimit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin Matteo Corradini, ku u diskutuan ide konkrete për thëllimin e bashkëpunimit në sferën ekonomike në mes dy shteteve.
Me theks të veçantë u fol për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të imazhit të Kosovës dhe përmirësimit të ambientit të të bërit biznes që ndikon pozitivisht edhe tek investimet e huaja dhe partneritetet e bizneseve kosovare me kompanitë e ndryshme Evropiane dhe më gjerë.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi , ka pohuar se institucioni që drejton është gjithmonë i gatshme t’i ndihmojë bizneset vendore në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe avancimit të rolit të sektorit privat si garantues i rritjes ekonomike.
/Epoka e re/