Rukiqi dhe Hasani në përkrahje të bizneseve
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukqiq, ka pritur të martën në takim Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasanin.
Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen e arritur me KEDS për mbikëqyrje të punës së tyre, për t’i ndihmuar më shumë furnizimit sa më të rregullt me energji të bizneseve.
Kreu i OEK-UT, Berat Rukiqi, pasi takimit u prononcua për medie dhe deklaroi se MTI-ja ofroi bashkëpunimin për sfidat më të cilat përballën prodhuesit.
Ai ka thënë se me rendësi është të mbyllet sa më mirë mandati i CEFTA-s dhe promovimi i bizneseve private. Rukiqi shtoi se dje kanë arritur marrëveshje me KEDS-in për një zyre të përbashkët për funksionimin e bizneseve, pasi që, siç tha ai, pengesa më e madhe e bizneseve është furnizimi me energji elektrike.
Kurse, ministri i MTI-së Bajram Hasani, ka deklaruar se temë diskutimi kishin shqetësimet e Odës Ekonomike. “Kryetari kishte ftuar nga sektorë të ndryshëm, tha ministri, duke theksuar se kjo është hera e parë që Qeveria po merr hapa konkret sa i përket sektorëve, e sidomos në atë të turizmit. Ministri tha se marrëveshja me KEDS-in nuk do të thotë trysni mbi ata, por të gjendet siguri për bizneset. Do të formohet një grup institucional për mbikëqyrje më të mirë të punës së KEDS-it”, është shprehur Hasani.