Rukiqi e Ahmeti dakordohen për trajtimin e problemeve të  bizneseve që veprojnë Prishtinë

05 tetor 2018 | 13:32

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka pritur në takim të premten kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ata njëzëri u dakorduan që të krijojnë një trup të përgjithshme e cila do të merret me trajtimin e problemeve të bizneseve që veprojnë në kryeqytet.

Kjo marrëveshje u arrit përmes një memorandumi të bashkëpunimit, i cili u nënshkrua nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe kryetari i Komunës së të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se përmes kësaj marrëveshje kompanitë që veprojnë në Prishtinë do ta kenë më lehtë t’i adresojnë problemet e tyre.

“Problemet e njëjta i ngrisin disa kompani dhe kjo nënkupton se nuk kemi nevojë për zgjidhje individuale. Kemi dy sektorë që më së shumti kemi komunikim; sektori i ndërtimit ku vazhdimisht kompanitë kërkojnë leje, lehtësim të procedurave; dhe sektori i gastronomisë për shkak të numrit të madh të restoranteve e kafiterive. Në këtë drejtim kemi vendosur që ta nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi me ç’rast do të kemi një trup të përhershme jo vetëm kur ka çështje, por në vazhdimësi të komunikojmë. I deja e këtij bashkëpunimi është që të pajtohemi sa më shumë që është e mundshme dhe t’i adresojmë çështjet”, është shprehur Ahmeti.

Ndërkaq, kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se një marrëveshje e tillë, përveç zgjidhjes së problemeve të bizneseve do të ndikojë në zhvillimin e tyre dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

“Janë shumë çështje tek sektori i ndërtimit që i trajton legjislacioni i përgjithshëm. Kjo trup ka për qëllim që gjithçka që vjen e pastrukturuar të kanalizohet e të jepet në një format”, ka thënë Rukiqi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Jakup Krasniqi Kur një intelektual i dëgjon politikanët e…