Rukiqi: Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps
09 nëntor 2020
| 11:38
Oda Ekonomike e Kosovës po e kundërshton paralajmërimin e Qeverisë për një mbyllje tjetër të shumë sektorëve për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi me anë të një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se po rritet rezistenca e bizneseve pas paralajmërimeve për mbyllje pa siguruar asnjë mbështetje financiare.
Rukiqi thotë se përveç gastronomisë ka pranuar ankesa edhe nga sektorë të tjerë, që kundërshtojnë një mbyllje të serishme, ndërsa këtë javë e ka quajtur si vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps.
“Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesë”, ka shkruar Rukiqi.