Rukiqi: Gjendja e biznesit në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, e pakënaqshme
Gjendja e biznesit në tremujorin e katërt 2020 është e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 përqind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore.
Megjithatë, në krahasim me tremujorin paraprak gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën aktuale si të pakënaqshme është më e vogël.
Përderisa në TM4 të vitit 2019, 23 përqind e kompanive respodente prisnin rritje të numrit punëtorëve, në TM4 të vitit 2020, janë vetëm rreth 12 përqind e kompanive që kanë pritje pozitive, pra ka një rënie të pritshmërive prej 11 pritje pozitive.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën për media ku prezantoi të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020.
Rukiqi theksoi se në krahasim me tremujorin paraprak pritshmëritë janë rritur për 6 pritjet pozitive. Megjithatë, rreth 1/4 e kompanive të intervistuara presin që ta mbajnë numrin e njëjtë të punëtorëve në tre muajt e ardhshëm.
“Pritjet për gjashtëmujorin e ardhshëm janë pothuajse të ngjashme me TM4, rreth 41 përqind e kompanive respodente ka ë vlerësuar se situata e tyre biznesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet”, tha ai./kp/