Rukiqi i reagon Kurtit: Kemi 101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në panairin “Swissbau 2024” ka deklaruar se Kosova ka një rritje të dukshme të eksporteve dhe investimeve të huaja.
Kurti tha se vetëm në tre vitet e fundit, vlera e eksportit të Kosovës ka arritur rreth 2.5 miliardë euro.
Mirëpo ndaj këtyre deklaratave të Kurtit ka anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi.
“101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023. 4.84 miliardë euro deficiti tregtar i vitit 2023. 920 milionë e 405 mijë euro, ishin eksportet e Kosovës në vitin 2022. 819 milionë e 64 mijë euro, ishte vlera e mallrave të eksportuara në vitin 2023. Plot 101 milionë euro më pak eksport, në krahasim me vitin paraprak:, ka shkruar ai në “Facebook”, duke theksuar se kjo rënie drastike në eksport dhe thellimi i deficitit tregtar (rreth 2 miliardë më shumë në dy vitet e fundit), janë shpërfaqje evidente e dështimit të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit”, është shprehur Rukiqi.
Ai ka thënë se ka indikacione të qarta nga tregu se rënia e eksporteve në vitin 2023, mes tjerash është rezultat edhe i sanksioneve, të cilat na erdhën si rezultat i përplasjes direkte të kësaj qeverie me aleatët. “Të tjerët duhet të na lakmojnë për këto ‘rekorde’”, ka deklaruar Rukiqi.