Rukiqi i reagon ministrit Murati: 60 për qind e pagave shkon për barna dhe ushqime, kur ke filluar mandatin përqindja ka qenë 30
Rukiqi i reagon ministrit Murati: 60 për qind e pagave shkon për barna dhe ushqime, kur ke filluar mandatin përqindja ka qenë 30
Ekonomisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati i cili si jo rrallë herë shpërndau statistika që duket se Kosova po “lulëzon” ekonomikisht.
Rukiqi në “Facebook” e ka përballur Muratin me një përqindje tjetër.
Sipas tij 60 për qind e pagave tona shkon për barna dhe ushqime bazike, ndërkohë kjo përqindje kur ka filluar mandatin qeveria Kurti, Rukiqi ka shkruar të ketë qenë 30.
Sipas tij, ministrit Murati, “duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemisë, kur secila ekonomi familjare, janë detyruar t’i përdorin depozitat e tyre për mbijetese dhe shërim nga pandemia”.