Rukiqi jep detaje për mënyrën e qarkullimit të punëtorëve që punojnë në qytetet ku zbatohet ora policore

17 nëntor 2020 | 16:10

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka bërë me dije se ka marr konfirmimin nga autoritetet përgjegjëse për mënyrën e qarkullimit të punëtorëve që punojnë në qytetet ku zbatohet ora policore pas vendosjes së masave anti-COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.

Rukiqi me anë të një shkrimi në “Facebook “, ka thënë se, punëtorët që punojnë në zonat e kuqe, mund të kthehen në vendbanimet e tyre edhe pas një ore, por që duhet pasur me vete vërtetimin se kanë qenë në orar të punës deri në ora 19:00.

“Punëtorët që punojnë në zonat e kuqe dhe ku ka orë policore, mund të lëvizin, përkatësisht të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një ore, pas fillimit të orës policore. Të njëjtit duhet të kenë vërtetimin që kanë qenë në orar të punës, deri në ora 19:00”, ka shkruar.

Po ashtu, sipas tij, punëtorët që kanë të organizuar punën në turne, lëvizja i lejohet duke e prezantuat dokumentin e nxjerr në Administratën Tatimore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me…