Rukiqi: Ka ardhur koha të largohen masat kufizuese për sektorin e ekonomisë

22 maj 2021 | 19:12

Pas rënies së rasteve të infektuarve me Covid-19 në Kosovë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se ka ardhur koha që masat kufizuese të largohen për secilin sektor të ekonomisë.

“Sot, as 2 % e të testuarve nuk kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Koha që masat kufizuese për secilin sektor të ekonomisë të largohen. Koha që veren ta presim të hapur dhe me gjallerinë me të cilën karakterizohet. Turizmi veror (vizitat nga mergimatarët) janë infuzioni i domosdoshëm për ekonominë tonë”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Shehaj do të garojë për postin e kryetarit të…