Rukiqi: Kompanitë që Komisarja Dejona i quan “piramidë mafioze”, punësojnë 8,000 punëtorë dhe përfaqësojnë 25% të eksportit
Berat Rukiqi nga LDK vlerëson se vendimi ndaj Klan Kosova është marrë nga qeveria për ta larguar vëmendjen prej skandalit me vajin të ministres Rozeta Hajdari.
Ai është lidhur për një deklarate të bërë nga Dejona Mihali, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmon direkt bizneset.
“Lexoni me kujdes statusin e komisares Dejona. Ajo paralajmëron luftimin dhe mbylljen e komplet 2 bizneseve. I quan PIRAMIDA MAFIOZE. Mbani mend. Manuali është i njejtë: Pas çdo skandali, do të kemi: Video propagandistike, për të sulmuar kundërshtarët, nga “Kinostudio” e Politbyrosë; Hapje të procedurave të ngjashme, për hetim dhe mbyllje biznesesh, si në rastin e Klan Kosovës, kinse në emër të luftimit të kompanive me origjinë të dyshimtë të kapitalit”, shkruan Rukiqi.
“Përndryshe kompanitë që Komesarja Dejona i quan “Piramidë Mafiozë, janë ndër Top 5 taksapaguesit në vend, punësojnë mbi 8000 punëtorë dhe përfaqësojnë mbi 25% të eksporteve të Kosovës”.