Rukiqi: Korrupsioni dhe mosfunksionimi i gjykatave, ndër barrierat në të bërit biznes
02 shtator 2019
| 12:30
Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë.
Kështu ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konferencë për medie.
Më tutje, Rukiqi ka thënë se nuk do të jenë të pranishëm në fushata të partive politike.
“OEK-u nuk do të ndërlidhet me asnjë proces zgjedhor dhe nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, a kontrate me parti politike, para zgjedhjeve. E dyta, e kemi thënë edhe më herët ne do te dalim me disa rekomandime qe te dalim me atë se çka kërkon sektori privat”, ka thënë ai.