Rukiqi kritikon deputetët për mosvotim të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

08 tetor 2020 | 13:57

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që po bllokojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, duke theksuar se atyre nuk u vjen rëndë për shkak se bashkë me familjarët e tyre kanë të hyra të mjaftueshme.

Postim i plotë i Rukiqit pa ndërhyrje në “Facebook”:

Veç po e perseris çka shkruva dje. Ata ne Parlament, jane shume komod, bashke me familjaret e tyre te punesuar, ne shumicen e rasteve ne institucione publike.

E kam nje propozim publik per ta: te shkojme bashkarisht

ne njeren nga hotelet ne Prishtine, jo per SPA, por per te pare nga afer 90% te renies te qarkullimit, pronare te shqetesuar te cilet jane ne prag te falimentimit dhe humbjes te biznesit qe e kane krijuar me shume mund, punetore (ata qe kane mbetur) me gjendje te renduar psikologjike dhe pa asnje shprese.

Nese nuk ju del boll hoteli, e vizitojme ndonje kantier te ndertimit, etj etj.

Ligji per Rimekembjen nuk eshte ligj per matje te forcave. Eshte ligj jetik per qytetaret dhe bizneset.

P.S. Uroj qe Kosoves t’i duhen me pak tentime per tu kualifikuar ne EURO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës iu dha…